KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret ministrin turk të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin
Meta pret ministrin turk të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin

Meta pret ministrin turk të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin

Shqipëria dhe Turqia vazhdojnë të konfirmojnë marrëdhëniet majftë miqësore midis tyre. Kjo po shihet edhe gjatë vizitës së Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ahmet Gundogdu. Miku i lartë turk, sëbashku me një grup deputetësh është pritur nga kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta. “Sikurse e konfirmuam edhe gjatë takimit tonë, marrëdhëniet midis dy vendeve, pra midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe të gjithanshme. Marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona po ashtu. Pranova me kënaqësi ftesën për të vizituar Turqinë së afërmi, duke qenë se kemi një Kryetar të ri të Parlamentit në Turqi, por marrëdhëniet tona dihet që janë mjaft solide dhe tradicionale” tha me këtë rast zoti Meta. Biseda mes tyre është përqëndruar tek “…bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe për një kujdes më të madh për edukimin e gjeneratave më të reja. Por natyrisht që kemi folur jo pak edhe për krizën në Siri dhe sidomos për krizën e refugjatëve. Dua të vlerësoj edhe një herë Turqinë për një përpjekje gjigante që po realizon për të ndihmuar miliona refugjatë të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga lufta” tha me këtë rast zoti Meta, kryetar i parlamentit shqiptar.
“Kjo është një vizitë që bëhet për të forcuar marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve tona” tha nga ana e tij Ministri turk i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ahmet Gundogdu.“Dëshirojmë që të gjitha marrëdhëniet tona ekonomike, sociale, politike, arsimore të forcohen, por aq më tepër marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona të forcohen sa më shumë” shtoi më tej ai.