KRYEFAQJA » LAJME » Meta pritet nga Gjukanoviç
Meta-Gjukanovic

Meta pritet nga Gjukanoviç

Ecuria e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Malit të zi u vlerësua si e shkëlqyer, në takimin që kryeparlamentari Ilir Meta pati me kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç, gjatë vizitës në fqinjin verior të Shqipërisë. Të dy personalitet ndanë bindjen e përbashkët se të dy vendet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre institucional në kuadër të proceseve integruese euro-atlantike. Ata u shprehën për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë për avancimin e projekteve madhore infrastrukturore dhe energjetike rajonale, siç janë Korridori Blu dhe shtrirja e gazsjellësit TAP përmes Malit të Zi e më tej.
Kryeministri Gjukanovic dhe kryeparlamentari Meta ndanë bindjen e përbashkët se procesi i Berlinit ka sjellë një cilësi të re në integrimin e Ballkanit dhe në këtë drejtim duhen përshpejtuar projektet e ndërlidhjes rajonale. Zoti Meta i dorëzoi kreut te qeverise të Mali të Zi, Gjukanovic “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” gjatë një ceremonie të veçante zyrtare në Podgoricë. Gjatë vizitës zyrtare në vendin fqinj, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë dhe në ceremoninë e organizuar nga Presidenti Vujanovic me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi.