KRYEFAQJA » LAJME » Meta Rruga Çorovodë – Përmet : I jep fund izolimit të Skraparit ,zhvillim dhe për Përmetin
Rruga Çorovodë - Përmet

Meta Rruga Çorovodë – Përmet : I jep fund izolimit të Skraparit ,zhvillim dhe për Përmetin

Projekti i rrugës që do lidhe Skraparin me Permetin, ka nisur përmes konsulencës me qytetarët .Gjatë prezantimit në qytetin e Çorovodës , kryetari i kuvendit Ilir Meta, tha se përmes kësaj rruge i jepet fund izolimit të Skraparit dhe njëkohësisht, krijohet korridor i ri për të gjithë zonën jugore dhe juglindore të vendit. Rruga që do të lidhë Skraparin me Përmetin, është një rrugë me vlera të shumëfishta sepse në radhë të parë bashkon dy nga luginat më të bukura të Shqipërisë, Luginën e Osumit me Luginën e Vjosës. Së dyti bashkon në një ofertë të re turistike dy kryeqendrat të kulturës dhe të historisë sonë që janë dhe pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, Beratin dhe Gjirokastrën, por dhe turizmin e aventurës që ofrojnë si kanionet e Skraparit, ashtu edhe ato të Përmetit”. Rruga e re është një mundësi për zhvillimin e turizmit dhe të agro-turizmit, tha Meta: Padyshim që është një mundësi për të zhvilluar bujqësinë, blegtorinë dhe agro-përpunimin në të gjithë këtë hapësirë. Për të ulur kostot e prodhimit dhe transportit për të gjithë fermerët dhe natyrisht për ti dhënë një dimension të ri dhe më cilësor jetës në Skrapar dhe Përmet. Ndertimi i rrugës Çorovodë-Përmet, me gjatësi 48 km, parashikohet të ketë një kosto prej 4.5 miliade lekësh .