KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Shqipëria nuk e ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën
Shqipëria nuk e ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën

Meta: Shqipëria nuk e ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën

Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar, vazhdon të shprehi mbështetjen e saj të gjithanshme për Reformën në Drejtësi, ndërsa nxit intensifikimin e dialogut politik mes palëve. Kjo është nëvizuar pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie. Kreu i LSI Ilir Meta, një nga bashkëbiseduesit kryesorë për arritjen e konsensusit, tha në një konferencë për shtyp se konsensusi i plotë për paketën kushtetuese është arritur përveç një çështjeje të vetme të ngritur me insistim nga opozita. Lidhur me debatin për vendet e rezervuara që po debatohet mes palëve, zoti Meta tha : “Jam i habitur dhe i çuditur që kjo çështje nuk është zgjidhur më përpara. Kërkoj të zgjidhet me urgjencë dhe koherencë . Shqipëria nuk e ka luksin të miratojë reformën në drejtësi pa opozitën nëse opozita vërtet është e sinqertë në dhënien e konsensusit të saj dhe kërkon që këto garanci substanciale të mos cënojnë besueshmërinë e institucioneve të reja” këmbënguli kreu i LSi dhe kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta.