KRYEFAQJA » LAJME » Meta, takim me presidentin grek Pavlopopulos
ilir meta, presidenti i greqise, takim, prokopis pavlopopulos, vizite zyrtare, bashkepunim, vendet fshqinje

Meta, takim me presidentin grek Pavlopopulos

Niveli i larti i bashkipunimit mes Shqipërisë dhe Greqisëe ka qënë kryefjala e takimit të veçantë që kryetari i Kuvendit Ilir Meta pati sot në Athinë me Presidentin e Greqisë, z Prokopis Pavlopoulos.
Në këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Presidenti Pavlopoulos vlerësuan minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi si ura të forta lidhëse dhe kontribues të rëndësishëm në jetën shoqërore, ekonomike dhe kulturore në të dy anët e kufirit. Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që Greqia vazhdon t’i japë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe vlerësoi bashkëpunimin me Greqinë, në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Ju falënderoj për atë që Greqia ka bërë duke mirëpritur emigrantët tanë këtu. Ka qenë një mbështetje e madhe, jo vetëm për vëllezërit tanë emigrantë në Greqi, por edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të Shqipërisë gjatë këtyre dekadave. Marrëdhëniet tona duhet të jenë marrëdhënie vëllazërore, siç janë sot marrëdhëniet midis grekëve dhe shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por akoma më shumë edhe këtu në Greqi. Këto marrëdhënie kaq të ngushta njerëzore të krijuara sidomos në 26 vjet, na obligojnë ne vetëm për të çliruar energji pozitive dhe për t’i trajtuar edhe çështjet e trashëguara me qetësi, konstruktivitet dhe në përputhje edhe me vlerat dhe standardet evropiane. Për arsye se ne kemi një përkatësi të përbashkët transatlantike, si dy vende të NATO-s, por edhe evropiane”,

Nga ana e tij, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, shprehu bindjen se Kryetari i Kuvendit mund të japë një kontribut të vyer në mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jam i sigurt se nisur nga roli juaj institucional, por edhe nga eksperienca juaj politike, që unë e njoh mirë, ju do të kontribuoni shumë pozitivisht në mbarëvajtjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona. Unë e njoh vizionin tuaj, pikëpamjen tuaj ndaj dhe besoj se ju mund të kontribuoni në mënyrë deçizive në mbarëvajtjen e këtyre marrëdhënieve.

Dy kryeparlamentaret ndanë bindjen e përbashkët se shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të shëndosha të lidhjeve dhe bashkëpunimit mes popujve tanë.

Gjatë takimit u vlerësua procesi i nisur i intensifikimit dhe thellimit të dialogut të diplomacisë së të dy vendeve. Komisionet e përbashkëta ndërdikasteriale duhen nxitur për t’i dhënë një zgjidhje bashkëkohore ligjit të njëanshëm të luftës të 1940-s për të pasqyruar realitetin e sotëm. Po kështu, respektimi i të drejtave të pronës së qytetarëve shqiptarë, që kanë jetuar në Greqi do të ndihmonte shumë në krijimin e një klime më të favorshme në marrëdhëniet tona”.

Më tej, Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e qeverisë greke ndaj emigrantëve dhe vuri në dukje se njohja e Vulës Apostile shqiptare nga ana e Greqisë do të lehtësonte marrjen dhe qarkullimin e dokumenteve të shtetasve shqiptarë.