KRYEFAQJA » LAJME » Meta takohet me Bashën, shpresë për miratimin e reformës
Meta takohet me Bashën

Meta takohet me Bashën, shpresë për miratimin e reformës

Shenja shprese për miratimin e Reformës Zgjedhore pas takimit të së dielës mes kreut të parlamentit Ilir Meta dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. “Me vullnet të mirë i kemi të gjitha mundësitë që të ecim me procedurat parlamentare” tha zoti Meta në një deklarim për shtyp pas takimit dy orësh në Hotel Rogner me kreun e opozitës. Ai tha se i ka shprehur zotit Basha “për përkushtimin maksimal për të garantuar një proces parlamentar legjitim në miratimin e paketës për reformën në drejtësi”. Sipas kreut të parlamentit edhe bashkëbiseduesi i tij kreu i PD Lulzim Basha i ka shprehur angazhim për për miratimin sa më parë të reformës. “Zoti Basha më njohu me atë që na ndan: çështjen e formulës së zgjedhjeve të institucioneve të reja. Sipas tyre, duhet bërë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias” tha zoti Meta. Kreu i parlamentnti ka kërkur ndjesë lidhur me keqkuptimin e krijuar nga administrata e parlamentit për kalendarin e miratimit të Reformës Zgjedhore, i cili krijoi momente tensioni mes maxhorancës dhe opozitës. Tashmë pritet edhe deklarimi i kreut të PD. Takimi i së djelës mes zotit Meta dhe zotit Basha ka patur edhe momente emocionale. Kreu i PD ka patur sot datëlindjen, të cilën bashkëbiseduesi i tij ja uroi me një buqetë me 42 trendafila blu.
Ky është takimi i dytë brenda një jave midis maxhorancës dhe opozitës. Të hënën e kaluar takimi Rama – Basha, nuk ja arriti qëllimit dhe palët fajsuan njëra – tjetrën. Kryeministri Rama nga ana e tij paralajmëroi se reforma do të miratohej me çdo kusht, ndërsa opozita tha se çdo tentativë për blerje votash në parlament, do të çonte në djegien e mandateve të deputetëve të saj. Komuniteti ndërkombëtar i dha të drejtë qeverisë, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të tregonin përgjegjësi dhe të miratonin Reformën në Drejtësi. Ka patur shumë lëvizje orët e fundit dhe shpresohet që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Për momentin kundërshtimi kryesor i maxhorancës qëndron tek mospranimi i propozimit të opozitës për vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë.