KRYEFAQJA » LAJME » Meta takohet me Lu dhe Vlahutin
takimi Meta-Lu-vlahutin

Meta takohet me Lu dhe Vlahutin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Donald Lu, si edhe me përfaqesuesen e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

Takimi i cili ka zgjatur për rreth 60 minuta është zhvilluar në ambjentet e kryesisë së Kuvendit.

Në qendër të bisedës mes kreut të Kuvendit dhe dy ambasadorëve ka qënë reforma zgjedhore si edhe reforma në drejtësi.

Takimi vjen pas mbledhjes për herë të parë të Komisionit të Posacëm për Reformën Zgjedhore, ndërkohë që në orët e pasdites pritet të mblidhet edhe Komisioni i Posacëm për Reformën në Drejtësi.

Takimi mes z. Meta dhe ambasadorit të SHBA-së e përfaqesueses së BE-së është i pari që zhvillohet që pas dorëzimit të rekomandimeve përfundimtare të Komisionit të Venecias lidhur me reformën në drejtësi.