KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Të rritet pesha e LSI në zgjedhjet e 2017
Meta: Të rritet pesha e LSI në zgjedhjet e 2017

Meta: Të rritet pesha e LSI në zgjedhjet e 2017

Kreu i LSI Ilir Meta, partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar, ka kërkuar rritjen e peshës së partisë së tij në elektorat në zgjedhjet e parlamentare që parashikohet të mbahen në mesin e vitit të ardhshëm. Deklaratat e tij zoti Meta i bëri nga Durrësi ku u takua me strukturat lokale të LSI në prag të zgjedhjes së kreut të ri të kësaj partia. Vetë zoti Meta është kandidati kryesor.
Duke vleresuar angazhimin e fundit të LSI në arritjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi, zoti Meta argumentoi se tipari themelor i partisë së tij, është se ajo është një forcë politike e qëndrueshme që gëzon besimin e njerëzve. Bashkëdrejtuesi e koalicionit qeveritar tha në Durrës, se LSI në vitin 2017 duhet të jetë një garanci më e madhe që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme politike. Aktualisht në parlamentin shqiptar Grupi Parlamentar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka në përbërje 18 deputetë.