KRYEFAQJA » LAJME » Meta: “Të shtohet numri i grave në parlament”
Meta vizitë zyrtare në Londër

Meta: “Të shtohet numri i grave në parlament”

Konferenca Vjetore Rajonale e Grave Parlamentare ka mbledhur ne sallen e parlamentit, zonja perfaqesuese te parlamenteve, por jo vetem, nga vendet e rajonit. Konferencen e ka pershendetur kryetari i kuvendit te Shqiperise Ilir Meta i cili tha se numri i grave deputete duhet te shtohet.

Kryeparlamentari Meta vleresoi rolin e gruas ne proceset vendimmarrese duke dhene edhe mbeshtetjen e tij ne te gjitha nismat qe synojne rritjen e fuqizimit te rolit te gruas ne shoqerine tone.

Konferenca eshte pershendetur edhe nga Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Raunig, Ambasadorja e Hollandes, Dewi van de Weerd, si dhe Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara, Brian Williams.

Drejtuesja e kesaj seance te vecante parlamentare, znj Arta Dade tha se Shqiperia ka perparuar ne perfaqesimin e grave ne parlament por ende duhet pune per fuqizimin e rolit te tyre ne cdo aspekt te shoqerise.