KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret kreun e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë Holzinger
Meta u takua me kreun e gjykatës kushtetuese të Austrisë Gerhart Holzinger

Meta pret kreun e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë Holzinger

Rëndësia e reformës në drejtësi ishte temë dominuese edhe në takimin e kryetarit të kuvendit Ilir Meta me kreun e gjykatës kushtetuese të Austrisë Gerhart Holzinger . Kryeparlamentari Meta vuri në dukje se miratimi i paketës kushtetuese është në fazën e tij përfundimtare dhe brenda disa javësh pritet të votohet në parlament. Ai nënvizoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie të besueshëm, profesional dhe që të reflektojë integritet në vendimet që merren, duke u shërbyer kështu jo vetëm qytetarëve por edhe klimës së investimeve në vend. Në këtë drejtim, zoti Meta vlerësoi se mbështetja e Austrisë dhe institucioneve të saj merr një dimension të rëndësishëm dhe është veçanërish e mirëpritur.