KRYEFAQJA » LAJME » Meta: “Vizita e Ramës në SHBA, tregues i një partneriteti të fortë”.
Meta: "Vizita e Ramës në SHBA, tregues i një partneriteti të fortë".

Meta: “Vizita e Ramës në SHBA, tregues i një partneriteti të fortë”.

Për Ilir Metën kryetar i Kuvendit, vizita e kreut të qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është tregues i partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe, për të, mesazhet janë të qarta, finalizim i reformave.

SHBA mbështet rrugën e reformave, bejnë thirrje për thellimin e tyre veçanërisht në reformën në drejtësi.

Edhe rezoluta e Parlamentit Europian, sipas Metës kërkon zbatimin e reformave, dhe lënien mënjanë të retorikës së panevojshme. Meta u shpreh: “Mbështes miratimin e rezolutës në Parlamentin Evropain, që njeh progresin e vazhdueshëm në rrugën e reformave. Kërkon zbatimin dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë ashtu siç duhet dhe që duhet të na bashkojë për të çuar para reformat dhe të lëmë mënjanë retorikën e panevojshme.”

Ndërsa sqaroi se marrëdhëniet mes dy aletave të qeverisë janë shumë të mira dhe ku koalicioni funskionin normalisht dhe në mënyrë demokratike, Ilir Meta vleresoi vendimin e selsië blu ,që i dha fund qëndrimit të kushtëzuar me kuvendin.

“Është vendim me rëndesi për të çuar para reformën në drejtësi që do ti shëerbejë ecjes në rrugën e duhur të reformave.” – ka thënë më tej Meta.