KRYEFAQJA » LAJME » Meta vizitë zyrtare në Londër
Meta vizitë zyrtare në Londër

Meta vizitë zyrtare në Londër

Kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta do të vizitojë Londrën i ftuar nga parlamenti britanik, bëhet e ditur në një njoftim zyrtar. Ai do të shoqërohet nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade dhe deputeti i PD, Gerti Bogdani. Gjatë ditëve të qëndrimit atje delegacioni shqiptar do të zhvillojnë disa takime me zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe.