KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Metthew: 25 viktima në Karaibe, udhëton drejt SHBA-së
Metthew: 25 viktima në Karaibe, udhëton drejt SHBA-së

Metthew: 25 viktima në Karaibe, udhëton drejt SHBA-së

Pasi mbolli shkatërrim dhe vdekje në Haiti, duke shkaktuar 19 nga 25 gjithsej, 4 në Republikën Domenikane dhe 1 në arkipelagun karaibik të Sent Vincen dhe Grenadine dhe 1 në veri-lindje të Kolumbisë, uragani Metthew po udhëton në drejtim të verilindjes.

Kështu rritet frika në jug-lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ardhjen e uraganit, ku mbi një milion persona kanë marrë urdhër të largohen nga Florida, Gjeorgjia, Karolina e Jugut dhe Karolina e Veriut.

Ekspertët thonë se edhe pse i ka rënë fuqia, duke i shkuar në 3, mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme në bregun atlantik të SHBA-së. Edhe vetë presidenti amerikan Barack Obama ka ftuar popullsinë që ta ndjekë me vëmendje urdhërin e largimit. “Mund të bëhen rregullime dhe rindërtime por nuk mundet të kthehet mbrapa një jetë e humbur”, thuhet në mesazhin e presidentit. Sipas Qendrës Kombëtare për Uraganet, stuhia tropikale mund të jetë më e rënda që ka goditur Shtetet e Bashkuara gati në një dhjetëvjeçar.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, i ka kërkuar presidentit Obama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për ardhjen e uraganit Matthew dhe ka vënë në lëvizje mbi 1.000 pjesëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare.