KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Metthew: Mbi 300 viktima në Haiti, udhëton drejt Floridës me forcë 3
Metthew: Mbi 300 viktima në Haiti, udhëton drejt Floridës me forcë 3

Metthew: Mbi 300 viktima në Haiti, udhëton drejt Floridës me forcë 3

Ka shkuar në mbi 300 bilanci i të vdekurve në Haiti si pasojë e kalimit të uraganit Matthew. Këtë e bën të ditur qeveria lokale. Sipas Mbrojtjes Civile të vendit karaibik, rreth 50 persona kanë vdekur në qytetin jugor Rosh-a-Bato. Në Zheremi, qendër e rëndësishme e gadishullit të jugut, janë prishur 80% e ndërtesave. Katër viktima të tjera janë regjistruar pas kalimit të uraganit në Republikën Domenikane.

Uragani Matthew është dobësuar akoma më shumë ndërsa vazhdon rrugëtimin e vet drejt brigjeve të Floridës, në SHBA, të cilat do t’i arrijë brenda pak orëve. Uragani ka zbritur nga kategoria 4 në kategorinë 3, të njëjtën që ka patur kur ka kaluar nga pjesa lindore e Kubës dy ditë më parë. Kjo kategori mendohet të ketë erëra deri në 210 kilometra në orë në krahasim me 250 kilometra në orë që kishte kategoria 4.