KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » MF: Draft i ri për financat vendore

MF: Draft i ri për financat vendore

Ministria e Financave çeli diskutimet për një draft të ri financiar dedikuar qeverisjes vendore, me synim rritjen e stabilitetit të financave lokale. “Ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi shumë për të bërë për rritjen e financave vendore” tha Geraldina Prodani, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave. Ligji i ri do të rrisi stabilietin e financave lokale dhe do ti modernizojë dhe zhvillojë ato shtoi ajo.
Në hartimin e ligjit të ri USAID po jep mbështetjen e vet. ” Do të ndihmojmë ligjvënësit shqiptarë në ligjin e ri të financave për qeverisjen vendore. Ky ligj do të sigurojë burime të mjaftueshme për një qeverisje vendore kompetente dhe efikase” tha Markus Johnson i USAID.
Ligji i ri shihet i domosdoshmën edhe në konteksin e funksionimit të pushtetit vendor pas hyrjes në fuqi të reformës administrative.