KRYEFAQJA » LAJME » Michael Kors, tashmë në treg me ora ‘smart’.
lajme teknologji ora smartwatches smarphones michaelkors

Michael Kors, tashmë në treg me ora ‘smart’.

Marka e njohur e modës, Michael Kors, ka vendosur së fundmi të hedhë në treg dhe ora ‘smart’.

Firma amerikane ka dizenjuar dy modele, një për femra dhe një për meshkuj, të cilat do të ndërtohen sipas modelit të Google, Android Wear.

Gjithashtu, Samsung, Nixon dhe Fossil kanë zbuluar modelet e tyre të orave ‘smart’ në panairin e Baselworldit. Edhe markat e orave Tissot e Swatch kanë treguar për publikun orat e tyre të reja ‘smart’, të cilat lidhen me telefonat por nuk mund të hapin aplikacione.

Dalja e orave në treg, pritet të përkojë në sezonin e uljeve të çmimeve