KRYEFAQJA » LAJME » Microsoft nxjerr ne treg Windows 10 për telefona të vjetër
Microsoft nxjerr ne treg Windows 10 për telefona të vjetër

Microsoft nxjerr ne treg Windows 10 për telefona të vjetër

Edhe pse me një vonese prej disa muajsh, Microsoft ka hedhur ne treg Windows 10 për pajisjet e vjetra.  Windows 10 Mobile, versioni telefonik i sistemit më të ri të operimit nga Microsoft po fillon të përdoret nga shumë telefona. Ky përditësim vjen si një lajm mirëseardhje për pajisjet me sistem Windows Phone 8.1, por jo të gjitha pajisjet e vjetra Windows Phone do të mbështesin këtë përditësim. Lista e plotë e pajisjeve përfshin: Lumia 1520, 930, 640, 640XL, 730, 735, 830, 532, 535, 540, 635 1GB, 636 (1GB), 638 (1GB), 430, 435, BLU Win HD w510u, BLU Win HD LTE x150q dhe MCJ Madosma Q501. Microsoft ka gjithashtu një aplikacion UpdateAdvisor i cili do t’ju njoftojë nëse ju mund të bëni përditësimin. Çuditërisht, disa pajisje që ishin të lejueshme kur u lëshua fillimisht Windowss 10 si pjesë e programit Insider të Microsoft-it nuk janë të përfshira në përditësimin e tanishëm. Nuk është ende e qartë nëse Microsoft ka në plan ta bëjë përditësimin të vlefshëm për më shumë pajisje, edhe pse kompania vë në pah se disa pajisje nuk do të mund ta bëjnë përditësimin. “Ndërkohë që Windows 10 ofron përmirësime të reja rëndësishme, disa pajisje të vjetra nuk arrijnë të përmirësohen suksesshëm pa një ndikim në eksperiencën e përdoruesit,” ka thënë Microsoft. “Qëllimi ynë është të ofrojmë Windows 10 për pajisjet për të cilat ne jemi të sigurt që do të ofrojnë një eksperiencë të mirë për përdoruesin.”