KRYEFAQJA » LAJME » Microsoft prezanton Surface Pro 4
Microsoft prezanton Surface Pro 4

Microsoft prezanton Surface Pro 4

Microsofti sapo ka prezantuar produktin e tij te fundit, Surface Pro 4 – tableti i parë që përdor sistemin operativ Windows 10.

Surface Pro 4 u ndërtua për të vënë në dukje të gjitha risitë e Windows 10 duke përshirë Windows Hello, ka processor Intel Core të gjeneratës së gjashtë, deri ne 16GB RAM, 1 terabyte memorie, xhamin mbrojtes 40% më të madh, kamera 8MP dhe mbi të gjitha, pajisja është më e hollë se kurrë. Tastiera ka “klasin e një laptopi”, por gjithashtu vjen me një ‘Stylus’ të ri për të shkruar, i cili ka 1024 nivele ndjeshmërie dhe një bateri tejet të fuqishme.

Microsofti gjithashtu ka përditësuar designin e “Stylusit” për të shkruar, i cili mund të kapet lehtshëm anash pajisjes Surface Pro 4 pa asnjë mbajtëse. Stylusi i ri vjen në pesë ngjyra të ndryshmë dhe maja që mund ti ndërrohen në varësi të situatës së përdorimit. Në përgjithësi, pasijsa duket shumë e ngjashme me modelin e vitit të kaluar, por është shumë herë më e fuqishme.