KRYEFAQJA » LAJME » Mijëra emigrantë në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë
refugjatet ne kufirin greqi-maqedoni

Mijëra emigrantë në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë

Me mijëra refugjatë vazhdojnë të presin në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë me shpresë se do të hiqen kufizimet dhe ata do të lejohen të vazhdojnë udhëtimin drejt Evropës Veriore. Maqedonia bën pjesë të grupi i vendeve që kanë vendosur kufizime për lëvizjen e emigrantëve gjatë këtyre ditëve të fundit, duke bërë që në anën tjetër të gardhit të mblidhen me mijëra njerëz. Në Idomeni, mungesa e strehës i ka detyruar refugjatët ta kalojnë natën jashtë me zjarre ndërsa mbijetojnë me ushqimet dhe batanijet e shpërndara nga vullnetarët greke. Autoritetet maqedonase e hapen për pak ore kufirin për të lejuar vetem kalimin e nje vargu refugjatesh sirianë dhe irakianë dhe e mbyllën përsëri . Vlerësohet se rreth 5500 njerëz luftojnë me të ftohtin në kufi ndërsa një kamp i improvizuar në një pikë karburanti ka strehuar rreth 500 të tjerë.