KRYEFAQJA » LAJME » Refugjatët në kufirin greko-maqedonas ende në pritje
mijera refugjate ne idomeni presin te kalojne kufirin drejt maqedonise

Refugjatët në kufirin greko-maqedonas ende në pritje

Mijëra refugjatë në kampet e ngritura në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë po presin se cfare do të ndodhe me ta para samitit BE-Turqi që do të zhvillohet ditën e hënë në Bruksel. Vendet e ballkanit kanë mbyllur kufinjtë e tyre me Greqinë, duke lejuar kalimin e vetëm një numri të vogël refugjatësh. Ndërkohë, rreth 12 mijë të tjerë por presin në kushte ekstremisht të këqija në fushat e Idomeni-t në anën greke të kufirit. Miniqyteti i tendave në Idomeni vijon të rritet çdo orë pasi refugjatët vijojnë të zbarkojnë në brigjet greke. Muhamet Jasin, një refugjat nga kryeqyteti sirian Damask, ka dhjetë ditë që po pret të kaloje kufirin për në Maqedoni. Ai u shpreh se i ka ikur jetës së mjerueshme në Siri për një tjetër jetë të mjerueshme në fushën Greke.

Turma refugjatësh janë mbledhur sot në mëngjes pranë gardhit të kufirit Maqedonas, dhe megjithëse portat janë mbyllur, ata shpresojnë të jenë mes atyre pak personave që lejohen të kalojnë. Familje me femijë flenë në qiell të hapur, duke pritur për ndonjë sinjal nga zyrtaret maqedonas. Por asnjë nuk u duk fatlum këtë mëngjes, sepse traret e postblloqeve nuk lëvizen aspak. Ndërkohë, lideret e Bashkimit Europian do të përpiqen të bindin Turqinë në samitin e të hënës që të ngadalësoje fluksin e refugjatëve që udhëtojnë për në Europe, dhe të ripranoje mijëra prej tyre që nuk kualifikohen për azil. Në nëntor, Turqia arriti një marrëveshje me Bashkimin Europian, ku u ra dakord që të frenohet fluksi i refugjatëve në këmbim të një fondi prej rreth 3 miliard eurosh për përballimin e refugjatëve, si dhe përshpejtimin e bisedimeve për anëtaresim në BE dhe lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët turke.