KRYEFAQJA » LAJME » Mijëra vizitorë frekuentojnë Parkun arkeologjik të Apolonisë
Mijëra vizitorë frekuentojnë Parkun arkeologjik të Apolonisë

Mijëra vizitorë frekuentojnë Parkun arkeologjik të Apolonisë

Parku arkeologjik i Apolonisë edhe këtë verë qe një prej siteve më të frekuentuara në vendin tonë. Rregjistrat folën për mbi 30 mijë vizitorë shumë prej të cilëve të huaj nga Polonia , Franca , Italia. Duke konfirmuar këtë drejtori Marin Haxhimihali shprehet i sigurt se numri i vizitorëve do kish qënë shumë herë më i lartë nëse nuk do të ish pengëse rruga që të çon drejt apolonisë.

Përfundimi i by-passit, Mbrostar – Levan , pritet t’i japë përgjigje situatës pasi mundëson lidhjen direkte të rrugës kryesore me atë që të çon drejt Apolonisë , duke shmangur intenerarin e mundimshëm të kalimit përmes disa fshatrave.