KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Militantët e Shtetit Islamik kërcënojnë sërish
isis

Militantët e Shtetit Islamik kërcënojnë sërish

Militantët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar se do të sulmojnë Europën dhe Shtetet e Bashkuara në muajin e shenjtë të Ramazanit. Lajmi është përcjellë nga një militant i kësaj organizate terroriste përmes një mesazhi në rrjetin social twitter. Ekstremisti i identifikuar si Abu Muhamadd Al-Adnani, i cili njihet edhe si zëdhënësi i ISIS, shprehet se muaji i Ramazanit do të jetë muaji i sulmeve dhe i Xhihadit. Muaji i Ramazanit këtë vit nis më 7 qershor, vetëm tre ditë përpara se çeljes së Kampionatit Europian të Futbollit. Një gjë e tillë mund të jetë mjaft problematike, pasi turmat me mijëra njerëz mund të jenë një shënjestër mjaft e lehtë për militantët. Qeveria franceze vetëm pak ditë më parë miratoi në Parlament zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme me qëllim rritjen e masave të sigurisë dhe mundësimin e zhvillimit normal të evenimentit më të madh futbollistik në kontinentin e vjetër.