KRYEFAQJA » LAJME » Milva Ekonomi flet për investimet e huaja në turizëm
milva

Milva Ekonomi flet për investimet e huaja në turizëm

Ka kërkesa për investime të mëdha në turizmin shqiptar nga investitorë të huaj. Si në Veri, qendër apo jug të vendit. Si për resorte ashtu edhe për porte jahtesh apo të tjera investime në zona rurale. Këto bën të ditura Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit, Milva Ekonomi në një intervistë ekskluzive për Televizionin Shqiptar. Investitorët vijnë nga vende të ndryshme të botës, sidomos nga vendet e rajonit. Duke qenë se ligji i ri i turizmit përmban taksën 1 euro për toka shtetërore në përdorim për investime miliona dollarëshe, ka raste kur kërkesat e investitorëve të huaj janë edhe të këtyre përmasave, bëri të ditur Ministrja.