KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mina dhe Adriano Celentano rikthehen pas 18-vitesh me albumin e tyre të ri
Mina dhe Adriano Celentano

Mina dhe Adriano Celentano rikthehen pas 18-vitesh me albumin e tyre të ri

Mbërrin në vjeshtë albumi që rikthen dyshen e njohur italiane Mina dhe Adriano Celentano. Albumi do të përmbaje këngë të reja, të cilat janë regjistruar tashmë nga artistët. Është fjala për një projekt multimedial, modern, ashtu siç e kërkon koha, shkruajnë mediat italiane. Një projekt që vetëm Mina dhe Celentano dinë ta sjellin, ashtu siç ndodhi në vitin 1998, kur dy artistët sollën albumin “Mina-Celentano” i shitur në 1 milionë e gjysmë kopje. Punën për realizimin e këtij albumi dy këngëtarët e kanë nisur verën e vitit të kaluar, ndërsa media të ndryshme kanë qarkulluar foto të Mines dhe Celentanos në studio, duke hequr çdo dyshim të ekzistencës së këtij albumi, pavarësisht mos deklarimit nga asnjëri prej tyre. Albumi shpresohet të ketë jehonë ndërkombëtare, në Evropë dhe Amerikën Latine. Faqja gjermane “Der Spiegel” e përshkruan çiftin si duetin e ëndrrave të muzikës italiane, duke e cilësuar Adrianon, “Tigër të Kremonës”.