KRYEFAQJA » LAJME » Minecraft, loja që zhvillon qelizat e trurit tek fëmijët
lajme teknologji minecraft loje kompjuterike edukative

Minecraft, loja që zhvillon qelizat e trurit tek fëmijët

Të shqetësuar pse nuk mund t’a ngrini vajzën tuaj nga kompjuteri? Shqetësoheni pse djali juaj është fiksuar me lëvizjet e lojës kompjuterike më popullore?
Tani nuk keni pse të shqetësoheni më, sepse me sa duket, Minecraft ndihmon fëmijët të zhvillojnë qelizat e trurit, në vend që t’i shkaterrojë ato.
Loja Minecraft nuk ka lidhje me shpatat e gjakosura apo pistoletat e zhurmshme. Nuk ka histori komplekse apo personazhe vajza tejet tërheqëse e të veshura në mënyrë jo të hijshme. Përkundrazi – është e mbushur me njerëz, kafshë, pemë dhe ndërtesa të cilat duken sikur janë ndërtuar me lojrat formuese Lego.
Kështu, në njëfarë mënyre, universi i Minecraft, përbëhet nga blloqë që paraqesin materialë të ndryshme, si dhè, gurë, dru apo ujë. Lojtarët ‘i minojnë’ këto materiale, duke sjellë ne formimin e këtyre blloqeve të vogla dhe më pas i përdorin për të ndërtuar vendstrehime, mjete pune, arme dhe objekte të tjera të cilat i përdorin për t’u mbrojtur nga disa monstra që quhen “turma”.
Pasi kalojnë fazën e parë bazë të lojës, fëmijët mund ta lënë imagjinatën e tyre të lirë, duke krijuar objekte nga më të ndryshmet, si: pula fluturuese, makina-robotë apo shi që ngrihet nga toka për në qiell.
Gjithashtu, gjatë rrugës, lojtarët e vegjël të Minecraft mësojnë edhe hapat e parë të programimit, inxhinjerisë, arkitekturës, urbanistikës dhe matematikës.
“E adhuroj pjesën e programimit. Më lejon ta ndryshoj lojën sipas dëshirës sime”, thotë Aiden LaFrance, një djalosh 10 vjeçar nga Nju Meksiko, që luan Minecraft qëkur ishte 6 vjeç. Projekti i tij i fundit në lojë, ka të bëjë me ndërtimin ë një porte hekuri – e cila shërben si portë mbrojtëse për kështjellat mesjetare – që ngrihet automatikisht kur një karakter i lojës afrohet pranë saj.
Vogëlushi Aiden e ka treguar me detaje punën e tij në Youtube, së bashku me shpjegimet përkatëse se si i ka bërë të funksionojnë, këtë, dhe një katapult tek kështjella e tij.
Microsoft do të hedhë në treg së shpejti dhe një version më të zgjeruar të lojës, i cili do të fokusohet më shumë në pjesën edukative të lojës.
Megjithatë, pavarësisht nga pjesa e madhe edukative që mban përbrenda, Minecraft mbetet një nga lojërat më zbativëse e argëtuese për fëmijë e jo vetëm.
“Ne duam që Minecraft të jetë një lojë e cila mund të përdoret gjërësisht në fushën e edukimit, më tepër sesa të jetë një lojë edukative”, ka thënë një prej zhvilluesve të lojës. “Studentët kanë prirje për t’u bërë më të përqëndruar në mësime teksa janë duke u argëtuar”.