KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Minesota, një person me ngjyrë qëllohet për vdekje nga policia
minesota, policia, filando castile, i vrare, arme pa leje

Minesota, një person me ngjyrë qëllohet për vdekje nga policia

Një person me ngjyrë u qëllua dje per vdekje nga policia e Minesotas. Videoja e publikuar në rrjetet sociale nga e dashura e Filando Kastij tregon të ndjerin e mbuluar me gjak ndërsa oficeri i policisë e ka tyten e armës të drejtuar ndaj tij. E dashura e Kastij ka deklaruar se i ndjeri u qëllua ndërsa po nxirrte patentën për t’ia treguar oficerit të policisë. Para se të qëllohej ai i kishte thënë policit se kishte në pronësi një armë me leje. Policia po heton ngjarjen. Ndërkohë në Luizana po vijojne protestat kundër vrasjes së një tjetër personi me ngjyrë që u qëllua të martën nga policia në Baton Ruzh.

Ngjarjet e fundit pasojnë një sërë incidentesh të ngjashme, ku afro-amerikanët kanë humbur jetën nga duart e policëve, duke ndezur kështu një debat kombëtar mbi përdorimin e forcës në mënyrë vdekjeprurëse nga policia.