KRYEFAQJA » LAJME » Minifutboll, Tirana fiton titullin kampion

Minifutboll, Tirana fiton titullin kampion

Skuadra e Tiranës në minifutboll ka fituar titullin kampion për sezonin 2015-2016. Bardheblutë kanë mundur në finale KS Ali Demin me rezultatin 4-3. Për të patur një ndeshje dhe rezultat të drejtë, drejtuesit e të dy ekipeve kanë rëndë dakord që kjo finale të gjykohet nga një dyshe arbitrash nga Italia. Vetë rezultati i fiksuar në fund të takimit flet për një ndeshje me rivalitet. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndeshja nis me një gol të Tiranës të realizuar nga Çela. KS Ali Demi barazon me anë të Koçirajt. Por Çela, kur kishin mbetur vetëm katër minuta nga përfundimi i pjesës së parë, e ka nxjerrë dhe një herë Tiranën në avantazh. KS Ali Demi nuk dorëzohet. Barazon me anë të Kacës dhe më pas e mbyll me fitore pjesën e parë me golin e Rukovcit. Në pjesën e dytë Tirana arrin të barazojë me anë të Selmanit dhe më pas kur kishin mbetur 50 sekonda nga fundi i lojës, Sina shënon golin e katërt, duke i dhënë kështu fitoren dhe titullin kampion në minifutboll bardhebluve. Kupën e ka dorëzuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Vasil Bici, së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.