KRYEFAQJA » LAJME » Ministrat e jashtëm Bushati – Yi: Marrëveshje për lehtësimin reciprok të vizave Shqipëri-Kinë

Ministrat e jashtëm Bushati – Yi: Marrëveshje për lehtësimin reciprok të vizave Shqipëri-Kinë

Ministrai Bushati gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në republikën popullore të Kinës u takua me homologun e tij Wang Yi. Të dy ministrat kanë konfirmuar miqësinë tradicionale mes dy vendeve në planin politik dhe sidomos në atë ekonomik. Për vitin 2016, Kina rënditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, dhe në fushat ekonomiko-tregtare si dhe në atë të energjisë, infrastrukturës, bujqësise, turizmit, kulturës dhe arsimit. Duke siguruar palën kineze, se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme, Ministri Bushati shprehu vullnetin e palës shqiptare për forcimin e mëtejshëm të dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: mes dy qeverive, parlamentar, akademik, kulturor dhe në të gjitha fushat me interes reciprok. Në kuadër të Nismës 16+1, Ministri Bushati ri konfirmoi vullnetin e palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit edhe ne nivel rajonal në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portit dhe aeroportit nën parimin e përfitimit të ndërsjellë.
Në përfundim të takimit, palët nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit midis dy MPJ-ve për lehtësimin e ndërsjellë të procedurës së vizave dhe marrëveshjen për godinat e ambasadave në prani të mediave.
Ministri Bushati u takua dhe me Kryetarin e Departamentit për Çështjet Ndërkombëtare të PKK-së, z.Song Tao, si dhe ishte i ftuar special dhe mbajti një fjalë në Institutin për Studime Evropiane pranë Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës me temë “Kina dhe vendet e Evropës Jug-lindore: nga konkurrenca në bashkëpunim”.