KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministrat e Jashtëm në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor
Samiti për Ballkanin Perëndimor, paris, ministrat e jashtem, Bushati

Ministrat e Jashtëm në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor

 

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor kane diskutuar angazhimet e marra nga vendet e rajonit në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, në vazhdën e Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor. Në takimin e mbajtur gjatë punimeve të asamblese së përgjithsme të OKB, në prani dhe të Komisionerit Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, Ministri Bushati paraqiti ecurinë e krijimit të zyrës së Fondit të Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë, qe dëshmon një rol në rritje të Shqipërisë në lidhje me politikën e jashtme në rajon dhe procesin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të normalizimit të klimës së marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve tona. Po ashtu z. Bushati evidentoi krijimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor, si shenjë e vullnetit politik dhe vizionit të ri, për një rajon te paqte.