KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s: 4 batalione në Lindje
FILE - In this Feb. 5, 2014 file photo, NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels. Top officials from NATO and Russia clashed sharply in public Friday, March 20, 2015 over who is to blame for the dramatically worsened state of East-West relations. (AP Photo/Virginia Mayo, File)

Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s: 4 batalione në Lindje

Me synimin për t’i dhënë Moskës mesazhin e qartë se, “nëse njëri prej aleatëve tanë sulmohet, e gjithë aleanca do të përgjigjet si një e vetme”, shefi i NATO-s tha dje se aleanca ushtarake atlantiko-veriore do të përforcojë mbrojtjen kundër Rusisë, nga deti Baltik deri në Detin e Zi. Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, deklaroi në një konferencë për shtyp se ministrat e Mbrojtjes së aleancës ranë dakord për dërgimin e 4 batalioneve me forca shumëkombëshe, mbi baza alternimi, në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Ai shtoi gjithashtu se ministrat ranë dakord gjithashtu edhe për “masat e përshtatshme” për të siguruar “mbrojtjen dhe parandalimin” në rajonin e Detit të Zi, përfshi këtu magazinimin paraprak të pajisjeve dhe furnizimeve. “NATO është një aleancë që shpërndan”, deklaroi Stoltenberg. Takimet e ministrave po bëhen për të vendosur bazat e Samitit të NATO-s gjatë muajit të ardhshëm, më 8 dhe 9 korrik, në Varshavë të Polonisë. Sot ministrat pritet të bien dakord gjithashtu për të bashkëpunuar më nga afër me Bashkimin Europian sa i përket çështjeve të sigurisë, duke diskutuar mbi përmirësimin e mbrojtjes kibernetike të NATO-s, shpërndarjen e informacioneve të shërbimeve sekrete dhe vendimmarrjen përballë sfidave aktuale, por do të takohen edhe me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës.