KRYEFAQJA » LAJME » Ministeriali ballkanik në Shkup
Mbahet ministeriali i Shkupit

Ministeriali ballkanik në Shkup

Ministrat e disave vendeve ballkanike, Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, Nënsekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Italisë Vincenzo Amendola dhe Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Goran Svilanovic, u mblodhën në Shkup, ku shkëmbyen mendime mbi situatën në rajon dhe procesin e Berlinit. Ata u fokusuan mbi perspektivat dhe rezultateve të mundshme për Samitin Triestes 2017, si dhe në të ardhmen e procesit të Berlinit, pas vitit 2018.

Komisioneri Johanes Hahn ka theksuar se Bashkimi Evropian ka interes për integrimin e mëtejshëm të rajonit në BE, dhe për këtë arsye do të ofrojë mbështetje për disa projekte që do të lidhin më mirë rajonin dhe do të rrisin stabilitetin politik në rajon.,
Duke nënvizuar rëndësinë e procesit të Berlinit për rajonin, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës ish Jugosllave të Maqedonisë, Nikolla Poposki, tha se ai mirëpret fokusin e vazhdueshëm të BE-së për lidhje si një nga mjetet për të avancuar më tej në procesin e integrimit në BE.

Ministri shqiptar i energjitikës Damian Gjiknuri parashtroi në këtë takim ecurinë e deri më tanishme të sektorit energjitik në Shqipëri dhe hapat që parashikon të ndërmarrë qeveria me synim thellimin e kësaj reforme. Në kuadër të procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor dy janë fushat ku do të përqëndrohet reforma. Duke shfrytëzuar prezencën e komisionerit Hahn, ministri Gjiknuri kërkoi që Komisioni Evropian të luajë rolin e tij për të ndërhyrë me synim zgjidhjen e ngërçit rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë. Në këndvështrimin e z.Gjiknuri, pengesa të tilla të krijuara artificialisht nuk ndihmojnë integrimin e tregjeve dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

I njëjti shqetësim u përforcua në këtë takim edhe nga zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës z.Gani Koci. Gjatë reagimit të tij, ministri serb i energjisë pranoi se kjo është një çështje politike e cila po trajtohet si pjesë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit dhe do duhet të gjejë zgjidhje në këtë nivel.

“Pritshmëritë nga Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Trieste janë shumë të larta. Lidhshmëria, antikorrupsioni, inovacioni dhe transferimi i teknologjisë, të cilat janë disa nga temat e Samitit, nëse trajtohen në mënyrë adekuate në nivelet kombëtare dhe rajonale, mund të kontribuojnë në masë të madhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, por edhe në nxitjen e procesit të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor ” tha me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanovic.
Ky takim është një vazhdim i takimit 6 palësh ministror të mbajtur në shtatorin e kaluar në Nju Jork gjatë sesionit të 71 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.