KRYEFAQJA » LAJME » Ministri austriak i punëve të jashtme sebastian Kurc, vizitoi Beogradin

Ministri austriak i punëve të jashtme sebastian Kurc, vizitoi Beogradin

Ministri austriak i punëve të jashtme Sebastian Kurc, në kuader të turit të tij ballkanik, qëndroi të mërkurën në Beograd. Ai u prit nga homologu i tij serb Ivica Daçiç dhe nga kryeministri Aleksander Vuçiç, i cili deklaroi se përderisa disa vende të caktuara të rrugës ballkanike i mbyllin kufirin për refugjatët, edhe Serbia do ta ndryshoje qëndrimin e deritanishëm në kufirin me Maqedoninë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacise austriake Sebastijan Kurc ai theksoi se emigrantët nuk mund të stacionohen në Serbi.Edhe ministri austriak tha se vendi i tij nuk mund të pranoje refugjatë pa kufi. Kurc vlerësoi se kufiri i sipërm për pranimin e refugjatëve në Austri këtë vit është 37.500. Ai shtoi se refugjatët nuk do të dynden më në këto përmasa kur të shohin se politika e hapjes ka ndryshuar. “Me rëndesi të jashtëzakonshme është të ndryshojmë qasjen”, tha ai. Pyetjes se a ekziston ndonjë marrëveshje për emigrantët që të transportohen pa u penguar me trena nga Athina deri në Berlin, Kurc thotë se plan të tillë përfundimisht nuk ka dhe se Austria nuk është e gatshme të mbështesë dicka të tillë.