KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Beqaj riorganizon shërbimin e urgjencës në territor

Ministri Beqaj riorganizon shërbimin e urgjencës në territor

Duke filluar nga java e ardhshme, për banorët e Shkodres do të jenë në shërbimin e urgjencës mjeksore 9 autoambulanca, nga 5 që kanë qënë më parë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor . Rirorganizmi i këtij shërbimi parashikon që autoambulancat të mos jenë të stacionuara vetëm në spital, por edhe në qendra të tjera të qarkut, përveç qytetit të Shkodrës, me qëllim mbulimin më të gjerë të territorit.

“Kishim në shërbim të qytetarëve një mjet funksional për 43 mijë banorë,” u shpreh ministri Ilir Beqaj, duke theksuar se do të arrijmë tek një autoambulancë për 25 mijë banorë,  e cila do të fillojë të zbatohet duke filluar nga javët e ardhshme”.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skender Brataj siguron se ky riorganizim do të sjellë shpejtësi në kapjen e rasteve që do të kërkojnë ndihmë.

Qarku i Shkodrës, ka një popullsi prej 215 mijë banorësh, me 31 njësi, 254 fshatra dhe qytete, një Spital Rajonal dhe dy spitale lokale. Me riorganizimin e këtij shërbimi, përveç autoambulancave të reja, shtohen 16 infermierë, 15 shoferë dhe një kordinator.