KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Beqaj riorganizon Shërbimin e Urgjencës në Territor

Ministri Beqaj riorganizon Shërbimin e Urgjencës në Territor

9 autoambulanca do të jenë në dispozicion të qytetarëve në rast se ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka prezantuar në Durrës Riorganizimin e Shërbimit të Urgjencës në Territor, duke bërë të ditur se nga 4 autoambulanca që ka sot spitali i Durrës, do të jenë 9 të tilla të shpërndara në gjithë territorin e qarkut. Projekti në fjalë është hartuar pas një fazë studimore dy vjeçare, ndërkohë që më herë qeveria aktuale miratoi ligjin përkatës. Autoambulancat janë të pajisur me sistemin GPS dhe do të qëndrojnë në Sukth, Shijak, gjirin e Lalëzit, Krujë, Fushë Krujë dhe Durrës. Nëpërmjet sistemit të monitorimit çdo automjet shihet se në cilin aks lëviz dhe me çfarë shpejtësie. Ky sistem mundëson shkurtimin e ndjeshëm të kohës që i duhej një autoambulance për të mbërritur ne vendin nga ku është telefonuar për urgjencë mjekësore.