KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Bushati mirëpret bashkëpunimin me BE-në

Ministri Bushati mirëpret bashkëpunimin me BE-në

Shqipëria mirëpret bashkëpunimin në Mesdhe në forma të tilla si ato të sigurisë energjitike. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që mori pjesë në Konferencën për Siguri dhe Stabilitet, në Rodos Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Vendeve Arabe, rikonfirmoi kontributin e planifikuar tashmë që pritet të japë Shqipëria në operacionin detar të NATO-s në Egje për menaxhimin e fluksit migrator. Duke e parë këtë operacion si emërues i përbashkët të adresimit të problematikës aktuale të sigurisë evropiane, Ministri i Jashtëm shqiptar tha se, si kriza e refugjatëve ashtu dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dëshmojnë ndërvarësinë e brigjeve veriore dhe jugore të Mesdheut. Duke iu referuar formave të reja të bashkëpunimit, si ato në fushën e energjisë, ministri Bushati kujtoi se këto janë mundësitë për ta shndërruar ndërvarësinë në stabilitet dhe prosperitet”. Konferenca e Rodosit që synon të kthehet në një nismë vjetore theksoi nevojën për veprim kolektiv për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Evropë e më gjerë si dhe trajtoi një sërë çështjesh, nga diskutimi mbi emigracionin dhe krizën migratore nga zonat e konflikteve në Siri dhe Irak, tek ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm, trafiqet etj.