KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Bushati zhvillon takime në Parlamentin Evropian
ditmir bushati takime ne bruksel me homologet e tij europiane

Ministri Bushati zhvillon takime në Parlamentin Evropian

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Ministri Bushati zhvilloi takime me Kryetarin e Komisionit parlamentar evropian për punët e jashtme, Elmar Brok, Presidentin e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, Gianni Pittella dhe Raporterin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein. 

Me theksin në ecurinë në reformat shtetndërtuese bazuar në 5 prioritetet, duke u ndalur në reformën në drejtësi dhe ato ekonomike. Bushati shprehu vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e tyre për hapin e radhës, çeljes së negociatave për anëtarësim. Deputetet vlerësuan rolin proaktiv të vendit tonë në rajon dhe linjëzimin e politikës së jashtme me atë të BE-së.