KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministri Cani spjegon dhënien me koncesion të TVSH
Ministri Cani spjegon dhënien me koncesion të TVSH

Ministri Cani spjegon dhënien me koncesion të TVSH

Reagimet pas deklaratave se TVSH do të jepet me koncesion, kanë detyruar ministrin e financave Shkëlqim Cani, të japi më shumë hollësi në parlamentin shqiptar. Sipas tij nuk bëhet fjalë për dhënien me koncesion të mbledhjes së TVSH-së, por për dhënien me koncesion të platformës elektronike dhe menaxhimin e tatimit.
“Nuk merret me mbledhjen e TVSH-së. Nuk bën mbledhjen e TVSH-së, por është një platformë informatike, në ndihmë të DPT. Kjo është puna që do të bëjnë. Kaq e thjeshtë është” u tha deputetëve në parlament zoti Cani. Sipas tij kostoja e këtij partneriteti publik – privat është zero. “Për herë të parë i themi partnerit “realizo të ardhura shtesë”, që të marrësh pjesën që të takon” tha ministri i financave.
Ish kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e kundërshtoi mjaftë ashpër dhënien e këtij konçesioni. “Nuk e teproj po të them që kjo nuk është çmenduri, kjo është vjedhje e hapur dhe ne duhet të lemë urgjent diskutimet dhe të merremi me këtë devijim të madh nga misioni ynë kushtetues në funksion të republikës” tha zonja Topalli.
TVSH është zëri kryesor i të ardhurave në buxhetin e shtetit. Ajo siguron 33 për qind të tij. Këto të ardhura mblidhen nga doganat dhe tatimet. Në procesin e shitjes TVSH është deri 20 për qind e vlerës së produktit. Për disa produkte nuk aplikohet TVSH, ndërsa për disa të tjerë ajo është e rikthyeshme. TVSH në Shqipëri vlerësohet si ndër më të lartat në rajonin e Ballkanit.