KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri Dervishaj takim me homologun e tij indian

Ministri Dervishaj takim me homologun e tij indian

 

Qeveria Indiane është shumë e interesuar për të rritur bashkëpunimin me Shqipërinë, veçanërisht në transportin hekurudhor dhe atë detar. Kjo u theksua gjate takimit qe zhvilloi Ministri i Transportit Sokol Dervishaj me Ministrin Indian për Hekurudhat Suresh Prabhu. Dervishaj, u shpreh se pala shqiptare është e hapur për të bashkëpunuar dhe përfituar nga eksperienca e hekurudhave indiane, ndër më të mëdhatë në botë. Ndersa duke u ndalur te transporti detar, Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, është e gatshme për të nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet dy Qeverive për transportin detar, për ti dhënë një shtysë kontrete bashkëpunimit. Nga ana e tij Ministri Prabhu, u shpreh i gatshëm për të ofruar asistencën dhe eksperiencën e vendit të tij, në transportin hekurudhor dhe detar.