KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Gjiknuri takon ministrin Kuçi, “Me rëndësi interkonjeksioni me Maqedoninë”
Ministri Gjiknuri takon ministrin Kuçi

Ministri Gjiknuri takon ministrin Kuçi, “Me rëndësi interkonjeksioni me Maqedoninë”

Ministri i ri i ekonomisë në Maqedoni, Driton Kuci, ja ka rezervuar vizitat e para zyrtare Shqipërisë. Në një takim me ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, u fol për linjën e interkonjeksionit mes dy vendeve, si dhe mundësitë e tjera të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. E ndërsa linja e interkonjeksionit të energjisë Shqipëri- Kosovë është në hapat final të saj, ministria e energjisë synon të përparojë në një tjetër projekt të ngjashëm, interkonjeksionin me Maqedoninë. Një tjetër pikë e rëndësishme e takimit të ministrit Damian Gjiknuri me ministrin e ekonomisë të maqedonisë Driton Kuci ishte dhe çështja e gazit natyror. Ministri Kuçi ka zgjedhur të vizitojë të parën Shqipërinë pak kohë pas marrjes së detyrës në Maqedoni.