KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri i brendshëm gjerman Tomas de Maizier theksoi se klandestine të tjerë nuk mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Gjermani
tomas de mezier

Ministri i brendshëm gjerman Tomas de Maizier theksoi se klandestine të tjerë nuk mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Gjermani

Në një interviste për televisionin gjerman ARD, ministri i brëndshëm gjerman Tomas de Maizier u shpreh se numri i refugjatëve që kanë kaluar nga Austria në Gjermani është shumë i lartë, dhe se kjo cështje do të diskutohej në bisedimet e ardhshme të këshillit të ministrave të brendshëm të BE-së. Eshtë interesante që kuota ditore e Austrisë për azilkërkuesit aplikohet për ata persona që rrine në Austri. Ky është një vendim i atij vendi. Por të thuash se 3250 klandestine të tjerë mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Gjermani, është e gabuar”, u shpreh ministri i brendshëm gjerman, duke theksuar se një gjë e tillë nuk do të pranohet nga Gjermania.  Nuk është e drejtë që disa vende besojnë se mund ta zgjidhin problemin duke shtuar barrën në kurrizin e Gjermanisë, ndërsa i lënë refugjatët të kalojnë kufirin pa verifikuar identitetin e tyre. Nëse kjo vazhdon në nuk mund ta suportojmë dot për shumë kohë”, deklaroi De Maiziere.