KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i financave Arben Ahmetaj pret në takim eurodeputetët e PE-së

Ministri i financave Arben Ahmetaj pret në takim eurodeputetët e PE-së

Ministria e financave edhe komisioni europian parashikojnë një rritje ekonomike 3.4% për këtë vit. Pas një takimi me eurodeputetët e parlamentit europian, ministri Arben Ahmetaj zbuloi detajet.

Pjesë e bisedimeve në këtë takim ishte dhe strategjia e menaxhimit të financave publike.

Reforma në Menaxhimin e Financave Publike bën të mundur një disiplinë fiskale shumë efiçente, përmes shërbimeve publike të shpejta ndaj tatimpaguesve.