KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i financave, letër Petrit Vasilit
arben ahmetaj leter petrit vasilit per bujqesine shqetesimet kunderpergjigje

Ministri i financave, letër Petrit Vasilit

Permes një letre zyrtare ministri i financave Arben Ahmetaj i është përgjigjur shqetësimeve të ngritura një ditë më parë nga nënkryetari i lëvizjes socialiste për integrim Petrit Vasili, për sektorin bujqësor . Në letrën që vë në dijeni kryeministrin Edi Rama, ministrin e bujqësisë dhe atë të ekonomisë, kreu i financave shkruan se bujqësia është sektor prioritar i qeverisë, ndaj në këto dy vite e gjysëm, ekzekutivi thekson Ahmetaj ka ndërmarrë nisma dhe reformat për krijimin e klimës së favorshme të biznesit, veçanërisht për këtë sektor me fokus fermerët shqiptarë. Më tej në letër, ministri i Financave qartëson situatën e shkëmbimeve tregtare me Maqedoninë.

Ministri Ahmetaj thotë se moslejimi i pagesave në cash vjen në kuadër të luftës ndaj informalitetit, ndërkohë që siguron se shërbimi doganor do të jetë në dispozicion të eksportuesve shqiptarë.

Në fund të letrës ministri i financave shkruan se mirëpret sugjerime si një vlerë të shtuar në rezultatet e punës së përbashkët.