KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i jashtëm Bushati ka nisur një tur në Austri e Gjermani
Ministri i jashtëm Bushati ka nisur një tur në Austri e Gjermani

Ministri i jashtëm Bushati ka nisur një tur në Austri e Gjermani

Vendet e rajonit po diskutojnë të adresojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Në konferencen e posaçme në Vjenë, ministrat e jashtëm të rajonit, propozuan krijimin e instrumenteve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe si dhe ndërtimin e një strukture për matjen e progresit. Në prani dhe të ministrave të jashtëm të Austrisë dhe ministrisë së jashtme franceze, vendet diskutuan angazhimet e ndërmarra nga qeveritë në Samitin e Vjenës dhe në të njëjtin kontekst dokumentesh, atë të rëndësise së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe për të bërë funksional projektet e nismës së Berlinit. Ministri i jashtëm shqiptar Bushati, duke iu referuar mosmarrëveshjeve të trashëguara nga një e kaluar e largët, atyre të shpërbërjes së ish jugosllavise dhe të tjera që bartin rëndësi praktike për të ardhmen, propozoi që mekanizmat aktualë të zgjidhjes së tyre të integrojnë në qasjen e tyre dimensionin e zhvillimit ekonomik. Ekziston nevoja për të kanalizuar më tej ndihmën e BE-së ndaj politikave të rritjes, ndërlidhjes dhe zvogëlimit të pabarazive ndërmjet vendeve të BP dhe BE-së”. Ministri Bushati është takuar dhe me homologun austriak Kurz. Në kontekstin e vëmendjes së posaçme të Austrisë për Ballkanin perëndimor dhe mbështetëse të zgjerimit, Ministri Bushati u angazhua përmes vlerësimit për planin e përbashkët mes dy vendeve për realizimin e reformave të kërkuara, veçanërisht asaj në drejtësi.