KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri i jashtëm kinez i ka kërkuar sot BE-së t’i njohë Kinës statusin “ekonomi tregu”
Ministri i jashtëm kinez i ka kërkuar sot BE-së t'i njohë Kinës statusin "ekonomi tregu"

Ministri i jashtëm kinez i ka kërkuar sot BE-së t’i njohë Kinës statusin “ekonomi tregu”

Ministri i jashtëm Kinez Uang Ji i ka kërkuar sot Bashkimit Europian të mbaje premtimin e tij dhe t’i njohë Kinës statusin “ekonomi tregu”. Uang e bëri këtë kërkesë gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në Pekin me homologun e tij francez Zhon Mark Eiro. Europa ka qënë pionieri i tregtisë së lirë gjatë dekadave të fundit. Besoj se Bashkimi Europian do të bëje zgjedhjen e duhur kur vjen fjala tek çështja nëse duhet ta mbajmë apo ta thyejmë premtimin. Kina ka një kërkesë të arsyeshme për këtë: “ju lutem mbani premtimin tuaj”, u shpreh Uang Ji. Ndërkohë një pjesë e konsiderueshme e deputeteve të Parlamentit Europian u shprehen javën e shkuar kundër dhënies së statusit ekonomi tregu Kinës. “Ky status mundëson importe më të lira kineze në Bashkimin Europian.