KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i jashtëm turk i ka kërkuar SHBA-së përshpejtimin e ekstradimit të Fetullah Gylen në Turqi

Ministri i jashtëm turk i ka kërkuar SHBA-së përshpejtimin e ekstradimit të Fetullah Gylen në Turqi

Shtetet e Bashkura nuk kanë nevojë për vite të tëra për të ekstraduar Fetullah Gylen në Turqi. Në një dalje për mediat, ministri i jashtëm turk Mevlut Cavushollu u kërkoi autoriteteve amerikane që të përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e Gylen, ndërsa washingtoni është shprehur më parë se Ankaraja duhet të paraqesë prova që dëshmojnë përfshirjen e tij në grushtin e shtetit, dhe avokatët bënë të ditur se proçesi i ekstradimit mund të zgjase për vite të tëra. “ SHBA-të duhet të bashkëpunojnë ngushtë me Ankaranë për esktradimin e Gulen. ëashingtoni ka propozuar ngritjen e një komisioni për të diskutuar ekstradimin dhe Turqia ishte e gatshme të merrte pjesë në të. Çfarë kërkojmë nga Amerika është që të mos e mbaje Gylen, i cili është pas grushtit të shtetit. Kemi ndarë dosjet e çështjes me autoritetet amerikane dhe duam të shohim rezultate konkrete të bashkëpunimit tonë”, tha Cavushollu i cili gjithashtu i kërkoi dhe Athinës të ekstradoje tetë ushtarakët që u arratisen në Greqi pas dështimit të pucit.