KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i transporteve Haxhinasto takohet me Kancelaren gjermane Merkel
Ministri i transporteve Haxhinasto takohet me Kancelaren gjermane Merkel

Ministri i transporteve Haxhinasto takohet me Kancelaren gjermane Merkel

Ministri i trasporteve Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një takim të shkurtër me kancelaren gjermane Angela Merkel , gjatë vizitës së tij në Gjermani. Ky takim ishte fokusuar në procesin e Berlinit dhe impaktin e tij për Shqipërinë. Kancelarja Merkel theksoi se Samiti i Parisit i 4 korrikut, organizohet pikërisht për të rishprehur angazhimin konkret të BE për vendet e rajonit të Ballkanit. Në Samitin i Parisit, pritet të deklarohet zyrtarisht një grand evropian për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Gjatë qëndrimit në Gjermani ministri i transporteve mori pjesë në takimin e “Shoqatës së Sipërmarrësve Gjermanë”, ku pjesmarrës janë 3000 nga kompanitë më të mëdha të Gjermanisë. Në takim u diskutua për sfidat e ardhshme të industrive kryesore gjermane në tregun evropian dhe atë botëror, veçanërisht në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe produktivitetit.