KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka dhënë dorëheqjen, bëjnë të ditur burime nga kryeministria. Sipas tyre dorëheqja ka ardhur për shkak të angazhimeve të tij në LSI, partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar. “Kryeministri e ka falenderuar ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit dhe kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të” vlerësohet nga kryeministri kontributi i zotit Haxhinasto.
Lajmi është konfirmuar edhe nga LSI. Kreu i grupit të saj parlamentar Petrit Vasili tha ndërkohë se zoti Haxhinasto do të angazhohet në programin politik e elektoral të LSI. “LSI së shpejti ka konventën zgjedhore ku do të ketë rishikim të programit” tha zoti Vasili. Sipas tij zëvendësi i zotit Haxhinasto do të jetë Sokol Dervishaj, deri tani shef i kabinetit i kreut të parlamentit Ilir Meta. Më parë zoti Dervishaj ka mbajtur ndër të tjera edhe detyrën e ëvendësministrit të transportit dhe infrastrukturës.
Dorëheqja e zotit Haxhinasto është e dyta nga rradhët e LSI, pas dorëheqjes së ish ministrit të drejtësisë Nasip Naço.
Në harkun kohor të tre viteve qeverisje, ky është ndryshimi i gjashtë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.