KRYEFAQJA » LAJME » Ministri jashtëm austriak Kurz turne në Ballkan
Ministri jashtëm austriak Kurz turne në Ballkan

Ministri jashtëm austriak Kurz turne në Ballkan

Austria ka paralajmëruar një fushatë për afrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në nisje të një turi në 6 vendet e rajonit, ministri jashtëm austriak Sebastian Kurz, tha se axhenda e bisedimeve do të prekë si përpjekjet për zgjidhjen e valës së refugjatëve në kufirin Greqi-Maqedoni, ashtu dhe afrimin e vendeve të rajonit me BE.

Referuar çështjes së fundit, në një deklarim në rrjetin social FB, ministri i jashtëm austriak, shkruan se për afrimin të kihen parasysh mbështetja e hapave në reformat që po bëjnë vendet.

Nga ana tjeter, Kurz ka paralajmëruar takime të shumta të programuara me ndërmarrjet austriake në rajon, në mënyrë që t’u kërkohet atyre që të sigurojnë vende punë në Austri. Planifikimi i punësimeve nga rajoni, në të njëjtën kohë që kërkohet të disiplinohet vala e refugjatëve nga jashtë kontinentit, shihet si një skemë që po vihet në zbatim nga ana e autoriteteve europiane. Për këtë të fundit ministri i jashtëm austriak shprehet se qëllimi është që të mos pritet ajo që po bën Greqia, por të gjendet një zgjidhje me Maqedoninë që të ndalohet vala në kufirin Greqi-Maqedoni. “Kjo nuk na pengon megjithatë të vendosim me konsekuencë masat tona kombëtare në kufi”, ka shtuar ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.