KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Klosi masa të ashpra kundër dhunës ndaj fëmijëve
Protestë minimale kundër dhunës ndaj fëmijëve

Ministri Klosi masa të ashpra kundër dhunës ndaj fëmijëve

Drejtoresha e Shtëpisë së Foshnjës në Durrës është pushuar nga puna pasi një punonjëse e saj u kap në kushtet e flagrancës duke dhunuar një fëmijë 3 vjeçar. Ndaj punonjëses në fjalë ka nisur procesi gjyqësor, por ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Kolosi e cilësoi aktin e patolerueshëm për institucionin. Burime të ministrisë bëjnë të ditur se në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës ngjarje të tilla kanë ndodhur dendur.
Zoti Klosi ndërkohë ka shkuar më tej. Ai ka vendosur që edukatoret në të gjitha institucionet shtetërore do ti nënshtrohen çdo 2 tetor, testit një vjecar. Ministri tha se edukatoret që nuk do të kalojnë testin e 2 teorit nuk do ti nënshtrohen trajnimit ashtu siç ka ndodhur deri tani, por do të pushohen nga puna. Ndërkaq në kontratat e punës do të shtohet një pikë veçantë që do të njohë punonjësin me ligjin kundër dhunës ndaj fëmijëve.