KRYEFAQJA » LAJME » Ministri Tahiri me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”
Me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Qemal Mici"

Ministri Tahiri me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici”

Specialistë të qarkullimit rrugor në praninë e zyrtarëve të lartë të policisë dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri morën pjesë në një aktivitet me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës. Ata u shpjeguan fëmijëve disa prej rregullave bazë të trafikut dhe përdorimit të rrugës.

Ndërsa Ministri Tahiri u është përgjigjur pyetjeve të nxënësve në lidhje me ndëshkimet për shkelësit e rregullave të qarkullimit, duke theksuar zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë.

Më pas nxënësit kanë marrë pjesë në një demonstrim konkret të zbatimit të rregullave të trafikut, të shoqëruar nga specialistët e policisë rrugore.